Sqarimi i incidentit Katerina-Fatjon

17/05/2014 00:00

Atë që nisën brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, Fatjoni dhe Katerina e vazhduan edhe jashtë.

Debati mes dy konkurentëve kulmoi gjatë spektaklit ku u eliminua Matilda. Përpos debatit të ashpër para kamerave, dy konkurentët kanë shkëmbyer edhe ofendime jashtë objektivit, madje deri në pretendimin e Katerinës për përplasje fizike.

I gjithë incidenti u pasqyrua gjërësisht në mediat rozë, madje në to Katerina është shprehur se do të padiste Fatjonin për dhunë. Për të sqaruar këtë incident, në Fans Club ishin të ftuara Matilda dhe Katerina.

Katerina dha versionin e saj të incidentit, ndërsa shtoi se më vonë kishte marrë vesh që shenjat në krah i ishin shkaktuar nga Ervini, megjithatë ajo këmbëngul  se Fatjoni u përpoq ta godiste.

“Fatjoni u përpoq të më godiste dhe unë nuk jam aspak krenare për këtë sherr, madje jam e acaruar që ndodhi gjithë ky”, tha ajo.

Matilda tha se Fatjoni ka kërkuar falje dhe ndoshta është momenti që edhe Katerina të kërkojë falje për ofendimet e saj. Por Katerina reagoi menjëherë duke refuzuar faljen.

Top Channel