Në Kanë me tanke sovietike
17/05/2014 00:00
Arnold Schwarzenegger, Sly Stallone, Bruce Willis dhe një platon aktorësh “të fortë” do të bastisin Festivalin e Filmit në Kanë duke hyrë me tanke të epokës sovietike.
Festa e madhe do të bëhet ditën e diel, me rastin e filmit të ri “The Expendables 3”, ku këtë herë bëjnë pjesë edhe aktorë si Mel Gibson, Jason Statham, Harrison Ford, Wesley Snipes, Antonio Banderas, etj.
Pas prezantimit të filmit do të bëhet edhe një “after-party” në klubin e natës Gotha, ku i ftuar do të jetë edhe ikona e kinematografisë, Robert De Niro.
Top Channel