Luftë Boko Haramit

17/05/2014 00:00

Franca zhvilloi samitin e sigurisë mbi kërcënimin e grupit islamik Boko Haram, pas rrëmbimit të mbi 220 vajzave në një shkollë në Nigeri në muajin prill.

Udhëheqësit afrikanë  gjatë samitit që u mbajt në Paris ranë dakord që t’i shpallin luftë  rebelëve islamikë  të Boko Haramit.

Presidenti francez, Hollande i cili organizoi takimin, tha se “fuqitë rajonale kanë premtuar që të bashkërendojnë veprimet kundër grupit terrorist”.

Samiti  në Paris mblodhi së bashku presidentin Francois Hollande atë nigerian, Goodluck Jonathan dhe liderë të tjerë të Afrikës Perëndimore.

Presidenti francez tha se pjesëmarrësit kishin rënë dakord mbi një “plan veprimi global dhe rajonal”.  Ai tha se kjo përfshinte “bashkëpunimin me shërbimet e inteligjencës, shkëmbimin e informacionit , mbikëqyrjen kufitare, prezencën ushtarake  sidomos rreth liqenit Çad dhe ndërhyrjen në rast rreziku”.

Ndërsa presidenti i  Kamerunit, Paul Biya tha gjatë samitit në Paris, “ne jemi këtu për t’i deklaruar luftë Boko Haramit”.

Top Channel