
Anëtarët e vetëshpallur të Ushtrisë Kombëtare të Libisë, të mbështetur edhe nga helikopterë janë përleshur me grupet islamike në Bengazi.
Si pasojë e luftimeve të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur, duket treguar edhe një herë që qeveria është e pafuqishme për të ndalur dhunën në vend.
Dhuna bëri që Kryeministri i Libisë të urdhërojë ushtrinë të kontrollojë të gjitha grupet e armatosura, duke përfshirë edhe forcat Haftar, në lindje të vendit, ku sulmet me bomba janë të zakonshme. Autoritetet mbyllën aeroportin në qytetin Benina për shkak të përleshjeve.
Që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011 që përmbysi Muamar Gadafi , pas 42 viteve të sundimit të tij, qeveria nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë grupet e rebelëve, të cilët refuzojnë të çarmatosen. Algjeria dërgoi forca speciale për të tërhequr ambasadorin dhe personelin e saj nga ambasada në Libi, me një avion ushtarak.
Top Channel