Kim Kardashian tregon format

17/05/2014 00:00

Ylli i reality-t  “The Keeping up with Kardashian”  është fotografuar teksa shkonte në palestër . Ka mbetur vetëm një javë nga dita e dasmës dhe ajo ka vendosur të ushtrohet fort për të qenë në super formë gjatë kësaj dite.

33 vjeçarja është fotografuar në Beverly Hills të Kalifornisë.  Ylli i reality-it , Kim Kardashian ishte veshur sportive duke nxjerrë në pah format e mrekullueshme të saj.  Ajo pak ditë më parë publikoi edhe ftesën e dasmës që do të zhvillohet më 24 maj.  Sipas burimeve thuhet se dasma mes Kanye dhe Kim do të jetë më private dhe të pranishëm do jenë miqtë e tyre më të ngushtë. Mes të ftuarve priten edhe çifti Beyonce-Jay Z,  të cilët ditët e fundit kanë qenë shumë të përfolur nga mediat “gossip” lidhur me incidentin, ku Solange godet fizikisht  kunatin e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel