U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Katharine McPhee, ish-protagoniste e serialit “Smash”, jeta personale e të cilës pushtoi faqet e para të gazetave kur iu zbulua lidhja me regjisorin e martuar të programit, pritet të kthehet në televizion me serialin e ri të CBS, “Scorpion”.
Aktorja ishte e pranishme në një festë të organizuar nga CBS pikërisht për prodhimin e ri, ku merrnin pjesë edhe shumë yje të tjera të ekranit të vogël.
Mes tyre spikasnin Les Moonves, Nina Tassler, Christine Baranski dhe Ll Cool J. Gjithashtu, nuk mungonin edhe emra të tjerë të njohur të botës së spektaklit, si ish-aktorët e “Roseanne”, Sara Gilbert dhe Laurie Metcalf, si dhe Morgan Freeman.
Ky i fundit aktualisht është në krye të stafit për realizimin e serialit “Madame Secretary”, ku interpreton aktorja e njohur Tea Leoni, në rolin e sekretares së Shtetit. Edhe kjo e fundit ishte e pranishme në festë.
Top Channel