Joe Cocker mbush 70 vjeç, nga ish hidraulik në yll muzikor

17/05/2014 00:00

Joe Cocker,  ish hidraulik në Shefilld me pasionin për bluzin dhe soullin  dhe tashmë një yll i muzikës botërore mbushi 70 vjeç duke lënë pas krahëve rreth 50 vjet karrierë.

Edhe ai si shumë nga kolegët e gjeneratës së tij ka rrezikuar të humbasë jetën duke konsumuar alkool dhe drogë.  Joe Cocker është heroi i  Woodstock.  Nga heroi i Woodstock dhe trasgresionit ai shndërrohet në yll të muzikës botërore.   Në 1970 nisin problemet me abuzimet dhe që rrezikuan karrierën dhe shëndetin e tij.  Ishte kinemaja që e solli në majat më të larta në vitet 1980: “You Can Leave Your Hat On” që shoqëron zhveshjen e Kim Basinger në filmin “9 javë e gjysmë”.  Ndërsa në vitin 1983 ai fitoi  çmimin Grammy me  “Up Where we belong”, një duet me Jennifer Warnes. Ndërsa në 1987 vjen dhe një mega hit tjetër  “Unchain My Heart”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA