U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Hajdutët kanë vizituar shtëpinë e sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli. Mes gjërave që ata kanë vjedhur ora, ar ka qenë dhe një makinë tip Porche, ndërsa Ferrarin nuk e kanë prekur. Por makina është gjetur disa orë më pas në Legnano të Milanos. Futbollisti kishte kaluar natën jashtë në një bar nën shoqërinë e vëllait të tij, Enoch dhe kur është kthyer në shtëpi ka gjetur dyer dhe dritare të hapura dhe një shtëpi të plaçkitur.
Futbollisti ka postuar një mesazh në Twitter ku shkruan: “Ndjehem bosh. Pa emocione. Luftoj vetëm për pak persona që dua. Ata e meritojnë.” Pak minuta pas mesazhit në Twitter sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka postuar një foto në makinë, ku duket i qeshur.
Surpriza e keqe për Supermarion përsëritet kur edhe disa ditë më parë ishte protagonist i një sherri ku një djalë i kishte vjedhur celularin teksa ndodheshin në një diskotekë në Milano.
Top Channel