Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka anuluar vizitën e tij në qytetin e Chibok-ut, ku mbi 200 vajza u morën peng nga shkolla e tyre disa javë më parë, bëjnë të ditur burime zyrtare.
Sipas BBC, ai ka anuluar vizitën drejt qytetit veri-lindor, për shkak se ka vendosur të udhëtojë drejt Francës, ku do të zhvillohet një konferencë mes ndërkombëtarëve mbi kërcënimin e militantëve të grupit islamik Boko Haram. Ndërkohë që, zyrtarë të vendit kanë njoftuar se anulimi është bërë për shkak të kushteve të sigurisë.
Presidenti, i cili gjendet nën presion pasi qeveria e tij ka dështuar të shpëtojë vajzat, do të niset drejt Parisit, gjë që thekson edhe njëherë se sa e vështirë është situata e sigurisë në veri-lindje të Nigerisë.
Të enjten, të afërm të vajzave bënë thirrje për lirimin pa kushte të tyre nga militantët e Boko Haram. Jonathan thuhet se ka përjashtuar mundësinë për negociata me grupin islamik, mbi një lirim të mundshëm të të burgosurve nga kjo organizatë terroriste.
Ende nuk dihet asgjë mbi vajzat e rrëmbyera, prej më shumë se 1 muaji, që kur u morën nga shkolla ku studionin në Chibok. Megjithatë, të hënën, grupi publikoi një video ku shfaqeshin mbi 100 prej tyre, si dhe bënë ofertën për t’i shkëmbyer me të burgosurit nga radhët e islamikëve.
Por, të mërkurën, ministri britanik për Afrikën, Mark Simmonds, dhe presidenti i Nigerisë, Jonathan, “e bënë të qartë se nuk do të ketë negociata” gjatë një takimi të së mërkurës. Presidenti Jonathan është kritikuar për mosvajtjen e tij në qytetin ku ndodhi ngjarja, më shumë se sa 1 muaj pasi u rrëmbyen vajzat.
Në konferencën e Parisit marrin pjesë presidenti francez, Francois Hollande, si iniciues i diskutimeve për Boko Haram-in, si dhe liderët e vendeve fqinje të Beninit, Kamerunit, Nigerit, Çadit. Por, nuk do të mungojnë edhe përfaqësues nga Britania, SHBA-të dhe BE.
Top Channel