Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Kryeministri në ardhje i Indisë, Narendra Modi, ka përshëndetur fitoren “historike” të zgjedhjeve nga partia e tij BJP.
Duke falënderuar mbështetësit në zonën e tij, vendlindjen Gujarat, Modi tha se ata kanë shkruar një kapitull të ri në historinë e vendit.
Numërimi i votave, deri më tani, sugjeron se partia opozitare BJP është drejt fitores më të bujshme të arritur nga çdo parti tjetër gjatë 30 viteve të fundit, duke mposhtur partinë në largim nga pushteti, atë të Kongresit.
Lideri kontrovers bëri fushatë duke premtuar rigjallërimin e ekonomisë.
Gjithsesi, shumë indianë kanë ende shqetësime të thella në lidhje me Modi-n, për shkak të akuzave se ai nuk bëri asgjë për të ndalur trazirat komunale në Gujarat, pas të cilave mbetën të vdekur rreth 1 mijë persona, shumica e të cilëve muslimanë, akuza të cilat ai i ka mohuar gjithnjë dhe për të cilat nuk është dënuar kurrë.
“Në historinë 60-vjeçare të Pavarësisë së Indisë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në mediat indiane, pikërisht atë që keni bërë ju në vendin tonë”, tha Modi, teksa mbështetësit e tij brohorisnin emrin e tij gjatë fjalimit.
Rezultatet e zgjedhjeve priten të jenë një goditje e rëndë për partinë e Kongresit, e cila udhëhiqet prej familjes Nehru-Gandhi dhe ka dominuar politikën indiane që prej pavarësisë.
E megjithatë, duke pranuar humbjen, presidentja e “Kongresit” Sonia Gandhi tha: “Respektojmë me përulësi verdiktin e popullit”.
Top Channel