Dështon teknologjia e fundit ruse

16/05/2014 00:00

Fjala e fundit e teknologjisë ruse për udhëtimet në hapësirë, ka shpërthyer pak pas nisjes në bazën e lëshimit të raketave hapësinore në Baikonur të Kazakistanit.

Komanda e drejtimit humbi kontaktet me raketën 9 minuta pas lëshimit të raketës së automatizuar dhe pa asnjë person në bord. Shpërthimi ka ndodhur në 160 kilometra lartësi.

Shpërthimi i raketës me një vlerë prej 29 miliard dollarësh u transmetua drejtpërdrejtë nga disa media ruse, përfshirë këtu edhe atë shtetërore “RT”.

Kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Roscomos, Oleg Ostapenko deklaroi se për momentin është e vështirë të përcaktohet shkaku i shpërthimit.

“Shkaku i saktë i shpërthimit të raketës është vështirë të përcaktohet në këtë fazë. Ne jemi duke hetuar se cfarë nuk shkoi mirë gjatë fazës së tretë të lëshimit”, tha ai.

Rusia është mjaft aktive në lëshimet në hapësirë. Vetëm vitin e kaluar Roscomos ka hedhur në hapësirë 30 fluturime, ndërsa në gjashtë vitet e fundit janë regjistruar gjashtë shpërthime të këtyre raketave, që të gjitha pa personel njerëzor në to. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB