Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Dy protestues anti-qeveritarë janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur në një sulm në kryeqytetin tajlandeze, Bangkok ka bërë të bërë të ditur policia vendase.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime në nja kamp të ngritur nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë dhe reformimin e sistemit politik.
Protestat kanë nisur pasi Kryeministrja Yingluck Shinaëatra u urdhërua të dorëhiqej një javë më parë, për shkak të transferimit ilegal të shefit të sigurisë. Ndërsa një gjykatë tjetër e ka paditur atë për neglizhencë.
Situata në Tajlandë ka qenë e tensionuar që nga fillimi i protestave në nëntorin e vitit të kaluar, ku të paktën 27 persona mbetën të vrarë dhe qindra të tjera të plagosur.
Dy grupet pro dhe kundër qeverisë kanë mbajtur tubime në Bangkok, duke shtuar frikën për dhunë të mëtejshme
Mediat vendase kanë raportuar se mbi protestuesit janë hedhur granata gjatë mëngjesit të së enjtes. Mjekët kanë thanë se të plagosurit janë goditur me predha.
“Viktima i parë ishte një protestues, i cili ka qenë duke fjetur në kamp në momentin kur ka ndodhur sulmi, ndërsa viktima i dytë ishte një roje i kampit”, ka thënë një prej zyrtarëve të policisë.
Deri tani ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët e sulmit.
Top Channel