Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Numri i personave të diktuar, teksa tentonin hyrjen e paligjshme në vendet e Bashkimit Europian, vitin e kaluar, është rritur me 48%, krahasuar me shifrat e 2012-s.
Një e katërta e këtyre njerëzve vijnë nga Siria. Agjencia e BE-së për kontrollin e kufijve, “Frontex”, raporton 107,000 raste të tilla për 2013-n. Një vit përpara kësaj, ishin 72,500.
Edhe pse gati dyfish më i lartë, ky bilanc nuk e kapërcen atë të 2011-s, kur pranvera arabe shtyu rritjen e këtij numri në 141,000.
E përballur me një valë të madhe klandestinësh, Italia kërkon ndihmën e bllokut, pasi shumë prej tyre, që tentojnë hyrjen në Bashkimin Europian, përdorin rrugën detare të Mesdheut qendror.
Ndikim të madh ka pasur konflikti i përgjakshëm i Sirisë, i cili ka shtyrë me mijëra vetë të braktisin shtëpitë e tyre. 25,500 sirianë janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në vendet e bllokut, vitin që shkoi, ndërsa aplikimet për azil u dyfishuan, duke mbërritur në më shumë se 50,000.
Pas sirianëve, grupet e tjera më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në BE i përbëjnë eritreasit, afganët dhe shqiptarët. Hungaria, ndërkohë, shënon një shtim të ndjeshëm të kalimeve të paligjshme, në kufirin e saj me Serbinë, edhe pse regjimi i vizave me Ballkanin është lehtësuar.
Regjistrohet, sakaq, edhe një rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga Çecenia, e nxitur prej fjalëve se Gjermania po favorizon aplikimet e çeçenëve.
Top Channel