Puthja intime e lojtarëve të Seviljas

15/05/2014 00:00

Sevilja fitoi për herë të tretë në historinë e saj trofeun e Ligës së Kampioneve, që sigurisht përbente një arsye për të festuar.

Në morinë e festimeve të tifozëve dhe lojtarëve të skuadrës spanjolle në Juventus Stadium, kamerat fiksuan edhe një festim intim të Ivan Rakitic dhe Daniel Carrico. Futbollisti kroat dhe portugezi shkëmbyen një puthje në buzë për pak sekonda.

Sevilja u shpall kampione pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltive, pas përfundimit të kohës së rregullt dhe asaj shtesë në barazim 0-0.

Top Channel