Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Tragjedia në minierën, në perëndim të Turqisë, ku humbën jetën 274 minatorë nxiti protesta kundër qeverisë, në qytetin Soma, në Ankara dhe Stamboll.
Në Soma, dhjetëra persona rrethuan makinën e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës në vendin e tragjedisë. Pas konferencës për shtyp, ku ai u zotua se “çdo aspekt i tragjedisë do të hetohet”, ata goditën makinën dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Pamjet tregojnë kryeministrin turk të rrethuar nga truprojat, që kërkon të gjejë strehe në një dyqan. Ata sulmuan edhe zyrat e partisë së tij AK në Soma. Policia bëri këtu disa arrestime.
Në kryeqytetin Ankara, forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë 800 protestuesit që po marshonin nga universiteti në Ministrinë e Energjetikes.
Në Stamboll, u zhvilluan protesta jashtë selisë së kompanisë së minierave “Soma Holding”. Erdogan u kritikua në mediat sociale si i pandjeshëm, kur numëroi disa aksidente që kanë ndodhur në botë, duke përmendur edhe ato në minierat e Britanisë së Madhe, në shekullin e 19-të.
Shpërthimi në minierën private të qymyrgurit qe u privatizua në vitin 2005, ndodhi të martën pak pas mesditës. Orët e fundit nuk janë zbuluar të mbijetuar dhe mbi 100 minatorë rezultojnë të humbur; të paktën 450 minatorë u shpëtuan sipas kompanisë që ka në pronësi minierën, 80 prej të tyre u kuruan, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.
Turqia shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat. Ministri i Energjetikës, Taner Yildiz tha se 787 minatorë ndodheshin brenda minierës kur ndodhi një defekt elektrik, që shkaktoi shpërthimin. Ndërkohë, sindikatat kanë njoftuar për një grevë një-ditore.
Minatorët u bllokuan 2 km nëntoke dhe ndodheshin 4 km larg hyrjes së minierës. .Nxjerrja e qymyrgurit është industria kryesore ne zonën e Soma-s, por kushtet e sigurisë kane qene gjithnjë shqetësuese. Rreth 40 % e energjisë elektrike të Turqisë varet nga qymyrguri.
Shtetet e Bashkuara i ofruan ndihmë qeverisë turke të mërkurën, pas tragjedisë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney e cilësoi Turqinë një mik dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel