Johnny Depp duket shumë i dashuruar

15/05/2014 00:00

Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin. Ata dukeshin të pandarë dhe vazhdonin të shkëmbenin puthje nëpërmjet xhamit të makinës.

Depp ishte veshur me një T-shirt, xhinse, kapele dhe syze të errëta. Ata kanë rreth 23 vjet diferencë mes tyre, por gjatë një intervistë ai tha se “kjo gjë nuk përbën problem”.

“ Unë kam shumë eksperiencë jete, por ky fakt nuk më bën që të ndjehem më poshtë se Amber. Ajo është frymëzim për mua”, shton Depp.

Ata vendosën të fejohen në muajin dhjetor të vitit 2013. I pyetur për një martesë të mundshme, ai tha se “është ende herët për këtë gjë”.

Johnny Depp i dha fund martesës me Vanesa Paradis me të cilën ka edhe 2 fëmijë: Lily Rose 14 vjeç dhe Jack, 11 vjeç.  

Në një intervistë për “Télé 2 Semaines”, duke folur për martesën me Vanesa Paradis, Depp tha: “Ndonjëhere gjërat që duken të thjeshta janë më të frikshme. Mendoj se eksperienca na jep kapacitetin që të kalojmë në faza të reja që nuk do kishim guximin ta bënim më parë.”

FOTO GALERI
1/4
Johnny Depp duket shumë i dashuruar

Top Channel