Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Në daljen e fundit në media, Bill Clinton ia kushtoi një pjesë të kohës bashkëshortes Hillary, me lëvdatat për forcën dhe shëndetin e mirë të saj, çka hedh poshtë dyshimet publike të Republikanëve mbi mirëqenien e ish-Sekretares së Shtetit.
Hillary, që me shumë gjasa do të marrë pjesë në Presidencialet e 2016-s, u sëmur dy vjet më parë dhe, javën e kaluar, ish-këshilltari i George Bush, Karl Rove, e vuri në pikëpyetje aftësinë e saj për të garuar për Shtëpinë e Bardhë, me pretendimet se ka pasur dëmtim në tru.
Bill Clinton këmbëngul se e shoqja nuk ka asnjë problem të kësaj natyre.
“Përsa mund t’iu them, Hillary është në formë më të mirë se unë. Çdo javë shkon në stërvitje, është e fuqishme, çdo gjë shkon shumë mirë. Madje, duket se tani ka më shumë qendrueshmëri se më parë”, tha Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara.
“Neë York Post” shkruante të martën se Rove, strategu i zgjedhjes së Bush-it në Shtëpinë e Bardhë, i kishte thënë simpatizantëve në Los Angeles, javën që shkoi “30 ditë në spital, dhe kur rishfaqet mban syze që përdoren vetëm nga njerëzit me plagë traumatike të trurit? Duhet ta dimë si është kjo punë”.
Në fakt, zonja Clinton kaloi tri ditë në spital, Dhjetorin e 2012-s, pas problemeve në stomak, të cilat i sollën një dehidratim aq të rëndë, sa u rrëzua në shtëpi e goditi kokën.
Mjekët e diagnostikuan me një emboli, apo mpiksje gjaku. Vetë Rove e kundërshtoi raportin e gazetës, duke sqaruar se nuk e ka përmendur shprehimisht dëmtimin në tru, por thjesht ka pohuar që ish-Zonja e Parë ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor.
Top Channel