Vritet gazetarja franceze në Afrikën Qendrore

14/05/2014 00:00

Gazetarja franceze Camille Lepage është vrarë në Republikën e Afrikës Qendrore, lajmë është bërë i ditur nga zyrtarë të presidencës franceze.

Trupi i pajetë i gazetares 26-vjeçare është gjetur nga një patrullë franceze në një makinë që drejtohej nga anëtarë të milicisë së krishtere anti-Balaka në rajonin Bouar. Bëhet e ditur se 26-vjeçarja kishte qenë duke udhëtuar pranë kufirit me Kamerunin kur kanë nisur luftimet.
 
Lepage kishte punuar edhe për organizata jo qeveritare si Amnesty International dhe MSF. Një javë më parë ajo kishte shkruar në “Twitter” se ishte duke udhëtuar me anëtarë të milicisë anti-Balaka në Berberati, ku ja vrarë mbi 150 persona që nga muaji mars nga rebelët Seleka.

“Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes dhe mbi autorët e saj”, tha presidenca franceze në deklaratën e saj.

Siguria në Republikën e Afrikës Qendrore është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Rreth  një e katërta e 4.6 milion banorë në këtë shtet kanë braktisur banesat e tyre, pas nisjes së konfliktit në muajin mars të vitit 2013.

Bashkimi Afrikan dhe franca kanë kanë dërguar së bashku rreth 7 trupa ushtarake, gjithashtu edhe BE-ja ka dërguar ushtarë për të marrë nën kontroll aeroportin në Bangui.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB