Solange Knowles sulmoi fizikisht Jay Z-në në një ashensor sepse ai dëshironte të shkonte në “after party”-n e organizuar nga Rihanna pa bashkëshorten e tij, Beyonce.

E gjithë kjo skenë ndodhi një javë më parë teksa Solange dhe çifti Beyonce-Jay Z futen në ashensor dhe ajo nis ta sulmojë fizikisht me grushte dhe shkelma. Sipas burimeve të “New York Daily News”, ajo dukej tepër e irrituar edhe e dehur duke i thënë Beyonces: “Pse nuk duhet të shkojë në shtëpi? Pse bashkëshorti yt dëshiron të shkojë në klub tani?”

Këto debate të vogla ndodhën  gjatë “after party”-t të Met Gala. Gjithsesi, në fund Jay Z ka vendosur të shkojë në party-n e Rihanws sepse pas daljes nga hoteli Standard në Nju Jork, Beyonce dhe Solange u larguan me të njëtën makinë, ndërsa Jay Z u largua i vetëm.

Gjithashtu, sipas burimeve thuhet edhe se Jay Z do ta ndihmonte Solange në karrierën e saj, “por ai nuk e mbajti premtimin. Jay Z ka thënë që do të futet në studio dhe të shkruajë për të, por ende nuk e ka bërë”.  

“Jay Z i ka premtuar që do ta ndihmojë Solange në karrierën e saj që ajo të kalojë në një nivel tjetër, por ai kurrë nuk e bëri këtë gjë”, tha një burim për “MailOnline”.  

FOTO GALERI
1/2
Pse Solange sulmoi Jay Z

Top Channel