“Orgazmë” muzikore
14/05/2014 00:00
“Adam” është një bandë muzikore e përbërë nga pesë vajza holandeze. Së fundmi ato po synojntë hyjnë në tregun muzikor me albumin e tyre të ri “Go to Go” dhe kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë marketingu.
Tre prej tyre, Suzanne, Sanne dhe Anna kanë dalë vullnetare për të provuar vokalin e tyre nën efektin e orgazmës. Klipi disa-minutësh i hedhur në Youtube tregon tre vajzat të kapura bust nga kamera, ndërsa me ndihmën e një “sex toy” arrijnë orgazmën.
Ideja nuk është krejtësisht origjinale. Kohë më parë fotografi amerikan Clayton Cubitt filmoi protagonistet e projektit të tij duke lexuar një libër teksa arrinin orgazmën.
Top Channel