“Politika ka degjeneruar”, Blendi Salaj: Shqiptarët janë qeverisur gjithmonë nga të fortët Galeria Kombëtare e Arteve është shndërruar në skenën e një performance intermediale, mbrëmjen e së martës, ideuar dhe realizuar nga artisti Alban Nimani.
Pas Prishtinës, për herë të parë edhe në Tiranë, kjo performancë e titulluar “E bardhë”.
“Duket se e bardha është ndoshta ngjyra më e sinqertë, më e pastër, ndërsa ndjenja e kësaj shfaqjeje, ideve, kanë qenë tërësisht nga thellësia ime. Pastaj është edhe fakti që e bardha i nxjerr gjithë njollat në dukje, pra i shfaq të gjitha të këqijat. Për mua, kjo gjë më ndodhi në kohën kur më erdhi në jetë djali, gjë që ishte si një ndjenjë shpërthyese e trurit”, thotë artisti Alban Nimani.
Një gërshetim i multimedias me muzikën elektronike të luajtur “live”, poezisë dhe baletit kontemporan, në këtë performancë të mbështetur mediatikisht nga “Digitalb”.
“Jam munduar të eksperimentoj me gjithë këto mediumet e reja që janë futur dhe përdoren sot në botë, për të ndërtuar një farë ndërthurjeje mes të gjitha këtyre mediumeve. Është thjesht një intermedial performance, si një fushë e re që e kemi futur sot edhe në Fakultetin e Arteve si lëndë të re, kështu që do të ketë edhe performanca të tjera shpresoj prej studentëve”, përfundon Alban Nimani.
Top Channel