Julio Iglesias, artisti latin më i madh i të gjitha kohërave

14/05/2014 00:00

Artisti i famshëm, Julio Iglesias është nderuar në Londër me çmimin si artisti më i madh latin i të gjitha kohërave.

Iglesias është renditur në dhjetë këngëtarët që kanë shitur më shumë se 300 milionë disqe gjatë gjithë karrierës së tyre.  Kjo ceremoni e zhvilluar në Londër në nderim të artistit të madh latin do të shoqërohet me 2 shfaqje të tij gjatë muajit maj në “Royal Albert Hall”. Për herë të parë Iglesias në “Royal Albert Hall” ka performuar në vitin 1982.

Sipas  “Sony Music Entertainment”, ai është konsideruar si  një ndër artistët latinë që ka shitur më shumë disqe në mbarë botën në rreth 14 gjuhë të ndryshme, por gjithashtu  Iglesias është konsideruar dhe si një ndër artistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta