“Politika ka degjeneruar”, Blendi Salaj: Shqiptarët janë qeverisur gjithmonë nga të fortët
Në 25 gusht të këtij viti pritet të dalë albumi më i ri i i këngëtares së mrekullueshme irlandeze Sinead O’Connor. Albumi me titullin “The Vishnu Room” shënon momentin aktual të artistes, pasionale dhe me një delikatesë të thellë.
Zëri i Sinead është arma më fuqishme e saj. Ajo është një kantautore e njohur kryesisht për brezat e mëhershëm. Në vitet 80’ ajo debutoi për herë të parë me albumin “The Lion and The Cobra”, që u konsiderua një sensacion.
Ndërsa kënga që i dha suksesin mbarëbotëror ishte “Nothing Compares 2 U”. Sinead kishte kohë që i mungonte tregut muzikor. Ajo është konsideruar gjithmonë shumë kontroversiale për muzikën që bën, por edhe për look-un e saj.
Nëntë albumet e artistes përfshihjnë shumë “single”, kolona zanore për filmat, bashkëpunime me shumë artistë të tjerë dhe pjesëmarrje në koncerte bamirësie.
Top Channel