SHBA, avion mbikëqyrës mbi Nigeri

13/05/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar avionë mbikëqyrës në Nigeri për të gjetur vajzat e rrëmbyera nga kryengritësit islamikë, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës së Obamës të hënën.

“Imazhet satelitore i kemi ndarë edhe me autoritetet vendase dhe kemi dërguar avionë mbikëqyrës me lejen e Nigerisë”, ka thënë zyrtari.

SHBA-ja ka dërguar ekspertë teknikë në Nigeri për të ndihmuar autoritetet vendase gjatë kërkimeve për mbi 200 vajzat e rrëmbyera. Nigeria dhe SHBA-të kanë deklaruar se nuk e dinë vendin se ku vajzat mbahen vajzat edhe pse Presidenti nigerian ka thënë se beson se ato janë ende në territorin e Nigerisë.

Më herët organizata terroriste islamike, Boko Haram bëri publike një video ku tregohen 200 vajzat e rrëmbyera që prej një muaji, duke siguruar se ato janë konvertuar tashmë në myslimane. Në video deklarohet se vajzat do të lirohen në momentin kur do të lihen të lirë të burgosurit e organizatës Boko Haram.

Në video edhe njëherë është protagonist lideri i grupit terrorist islamik, Abubakar Shekau, që flet për 17 minuta duke treguar vajzat e mbuluara në një vend që është e pamundur të identifikohet vendndodhjen e tyre.

Top Channel