Kim Kardashian na tregon muskujt e barkut
13/05/2014 00:00
Po stërvitet shumë për të qenë gati për ditën e martesës dhe Kim Kardashian postoi tre herë të njëjtën foto ditën e martë për të treguar muskujt e barkut pas palestrës.
Në foton ku kishte ngritur lart bluzën për të zbuluar barkun, 33-vjeçarja shkroi: “Sapo mbarova stërvitjen e mëngjesit.”
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur të martohen në 24 maj dhe para disa ditësh është zbuluar ftesa e dasmës së tyre. Një ftesë e thjeshtë ku shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye Ëest”.
Përpara ceremonisë së dasmës ata i kanë ftuar të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në një mbrëmje kokteji më 23 maj në orën 18:00 në Paris.
Top Channel