Britania përfundon në Hagë, për Irakun

13/05/2014 00:00

Një hetim fillestar ndaj akuzave se forcat britanike kanë abuzuar me të burgosurit irakianë pritet të nsië në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të Hagës.

Shqyrtimet paraprake do të analizojnë krimet e akuzuara të cilat i atribuohen forcave të armatosura britanike të vendosura në Irak, gjatë viteve 2003-2008.

Prokurori i Përgjithshëm Dominic Grieve tha se qeveria refuzon tërësisht akuzat për abuzime. Kjo do të jetë hera e parë që Britania e Madhe bëhet subjekt i një hetimi të Gjykatës së Hagës.

Kreu i trupës së prokurorisë ushtarake në Britani, Andrew Cayley, tha se do të bashkëpunojë me hetuesit. Por, ai tha se besonte që Gjykata e Hagës nuk do të nxiste më tej një hetim të plotë dhe formal, pasi qeveria britanike është aktualisht duke hetuar akuzat për abuzime në Irak.

Vendimi nga prokurori i Hagës, Fatou Bensouda, për të rihapur hetimet, të cilat u mbyllën fillimisht në vitin 2006, vjen pasi një grup i interesave publike dhe avokatë të të drejtave të njeriut dorëzuan një dosie me informacione të reja në Janar.

Dosja përmban prova të atyre që, grupet në fjalë thonë se janë mbi 400 raste të keqtrajtimeve apo vrasjeve të paligjshme.

Top Channel