Chris Martin: Nuk dua të jap intervista

10/05/2014 00:00

Lideri i Coldplay flet për gazetën ‘El Mundo’ mbi diskun e fundit “Ghost
Stories”, frymëzuar nga ndarja e tij me aktoren Gwyneth Paltrow.

Albumi  “Ghost Stories” është i gjashti për grupin Coldplay. Disku parashikohet të jetë një ndër më të shiturit për vitin 2014. Disku ka këngë surrealiste, ku brenda tij mund të gjejmë  një çift duke bërë dashuri, një burrë që shihet në pasqyrë, një fluturim të pëllumbave të bardhë.

Divorci me Gwyneth Paltrow ndjehet në të gjitha krijimet e tij. “Ghost Stories” është shumë gotik, i errët dhe që prezanton gjendjen shpirtërore të Chris.
 
“Ky është albumi më realist dhe më i sinqertë që kam krijuar në jetën time”, ka thënë Chris Martin.
 
“Nuk dua të bëj intervista sepse e di se çfarë do të shkruajnë tabloidët britanikë dhe ato në të gjithë botën. Kështu që të kënaqen me ato që thonë këngët e mia dhe të mos kërkojnë më shumë”, tha lideri i Coldpaly.

Chris Martin i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me aktoren Gwyneth Paltrow pak muaj më parë. Chris dhe Gwyneth kanë dhe 2 fëmijë së bashku.

Top Channel