Pitt dhe Jolie shkelqejnë në premierën e Maleficent

09/05/2014 00:00

Angelina Jolie mori pjesë në premierën e filmit të Disney, “Maleficent”. Jolie shoqërohej nga bashkëshorti i saj dhe djali Maddox që nuk është një yll kinemaje, por ishte i ftuari special i tyre.

Në këtë film, aktorja luan rolin e një zane të keqe.

Çifti dukej i mrekullueshëm. Të dy ishin veshur me të zeza. Jolie kishte veshur një fustan të zi të markës Versace. Ndërsa djali Madoxx kishte veshur xhinse, T shirt dhe një kollare të kuqe.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt pritet që së shpejti të luajnë edhe në një film tjetër së bashku. Filmi i tyre i parë së bashku ka qenë ‘Ms. and M. Smith’.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta