Ndryshimi i stilit të jetesës, konsumimi i ushqimit të pakontrolluar me
shumë kalori, por dhe reduktimi i aktivitetit fizik kanë bërë që numri
personave që vuajne nga diabeti të arrijë në 70 mijë të diagnostikuar.

Kjo shifer mendohet të jetë edhe me e larte per shkak te mungeses se kontrolli rutine të qytetarëve.

Sipas mjekeve, kjo semundje, e cila karakterizohet nga niveli i larte i glukozes ne gjak dëmton në heshtje një pjesë të mirë organeve, duke e invalidizuar personin qe nuk e trajton sic duhet.

“Diabeti sjell komplikacione tepër të rënda. Mjafton që diabeti të zbulohet herët në kohë, të trajtohet mirë nga faktorët e riskut dhe mund të parandalohen shumë sëmundje të tjera. Diabeti rrit invaliditetin dhe mbi të gjitha shkurton edhe vetë jetën e personit të prekur, pasi dëmtohen organe të ndryshme të trupit”, thotë Florian Toti, mjek endokrinolog.

Studimet kane konkluduar se kontrolli i kujdesshem i glukozes në gjak, nepermjet nje diete te posaçme dhe ushtrime fizike ulin rrezikun per komplikacione nga 50 % deri në 70 %. Ne Shqiperi ende nuk ka nje regjister te pacienteve qe jane te prekur nga diabeti.

“Besojmë se nisma e kontrollit të bazë të popullsisë, 40 deri 65 vjeç, jo vetëm do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve, trajtimin e menjëhershëm, por edhe do të evidentojë nëngrupet e popullatës me rrisk të qartë, të cilët do të këshillohen për parandalimin e shumë sëmundjeve, dhe midis tyre edhe ndërlikimet e diabetit”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Nese kapet ne kohe diabeti mund te trajtohet pa kaluar ne komplikacione. Mjafton nje analize e thjeshte gjaku per te kontrolluar nivelin e glukozes, pasi nese nuk kapet ne kohe trajtimi i kesaj semundje ka kosto te larte aq me teper kur shkakton komplikacione.

Top Channel