Mila Kunis: Do të lind në mënyrë natyrale

09/05/2014 00:00

Për të parën herë aktorja Mila Kunis ka folur për shtatzëninë e saj në Ellen DeGeneres Shoë në ditën e nënës.

30-vjeçarja Mila Kunis ka konfirmuar zyrtarisht gjatë spektaklit se është duke pritur një fëmijë nga i fejuari i saj Ashton Kutcher.

Shtatzënia e Mila Kunis është një ndër më të përfolurat në Hollyëood, por çifti nuk ka folur në asnjë moment për këtë gjë. Ajo u shpreh se ata dëshironin ta mbanin të fshehtë për një kohë sa më të gjatë.

Gjithashtu, 30-vjeçarja Kunis foli edhe për ushqimet e saj të preferuara gjatë shtatzënisë.

Marrëdhenia e saj me Kutcher mori vëmendjen e të gjithë mediave rozë ndërkombëtare pasi aktori i dha fund martesës së tij disa vjeçare me Demi Moore.

Top Channel