Yjet kundër Boko Haram: Burrat e vërtetë nuk blejnë vajza!

08/05/2014 00:00

Pengmarrja e më shumë se 200 vajzave në Nigeri ka prekur edhe yjet hollivudianë që i janë bashkuar fushatës që kërkojnë lirimin e tyre.

Në rrjetet sociale ata u janë bashkuar nismave për lirimin e vajzave, ndërsa deklaratave kërcënuese të Boko Haram se do t’i shesë vajzat e marra peng, u përgjigjen me hashtagun “#RealMenDontBuyGirls (burrat e vërtetë nuk blejnë vajza).

Sean Penn, Justin Timberlake, David Beckham dhe të tjerë kanë postuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale foto ku në duar mbajnë një letër ku shkruhet “Burrat e vërtetë nuk blejnë vajza”.

Në fakt “Burrat e vërtetë nuk blejnë vajza” është më e hershme se sa drama e vajzave nigeriane të rrëmbyera nga militantët islamikë të Boko Haram. Në vitin 2011, Ashton Kutcher dhe Demi Moore, në atë kohë çift nisën në rrjetet sociale një fushatë kundër trafikut të vajzave për shfrytëzime prostitucioni.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel