Një fëmijë, por edhe një i rritur talasemik, dhuratën më të çmuar ka një flakon gjak që ai të jetojë si gjithë të tjerët.

Kjo eshte thirrja e fëmijëve, por edhe Ermelës, e cila sot eshte 20 vjeç dhe jeta e saj eshte varur nga nje flakon gjak.


“Unë jam vetë me talasemi, jemi njësoj si gjithë të tjerët, mund të luajmë çdo lloj sporti, mund të shkojmë në çdo shkollë. Ne nuk jemi për të ardhur keq, por thjesht duam një qese gjak që të jetojmë si gjithë te tjerët. Kush është i mundur të dhurojë një qese gjak që ne të na bëhet jeta më e lumtur”, thotë Ermela Zenelaj.

7 % e popullates ne Shqiperi jane bartes te talasemise, 200 prej te cileve femije, ndersa 250 te rritur te shperndare ne disa qytete.

Nje problem edhe me i madh eshte lindja e ende e femijeve me probleme te talasemise, kur nje gje e tille mund te parandalohet me nje analize gjaku, te cilin duhet ta bejne partneret ne çift.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja, ne Diten Nderkombetare te Talasemise tha se duhet te vendosim, nese kjo analize te behet me pare se te kurorezohet një çift.

“Mund të bëhet, duke ndërhyrë në legjislacion për Kodin e Familjes. Ndoshta një debat i shëndetshëm në shoqëri duhet rihapur, se kur mund të bëhet më mirë zbulimi i hershëm. Unë vetë jam i mendimit që të kalojmë në një kufizim administrativ, para kujtdo që do të japë provimin e maturës të mund ta ketë gjë. Ju bëj thirrje që t’i bashkohemi në këtë 8 maj mesazhit të fushatës globale të ndërgjegjësiimit që është “Vëzhgojmë, bashkojmë forcat, mbrojmë shëndetin”.

Personave me talasemi u duhet te udhetojne  3- 4 dite per te marre nje flakon gjak sipas nevojave, por mungesa e gjakut apo dhe pamundesite financiare bejne qe shpesh ta kene te pamundur.

Kreu i Shoqates se Personave me talasemi kërkon qe edhe kjo kategori te konsiderohet dhe trajtohet ne ligj njelloj si personat me aftesi te kufizuara.

Top Channel