Mirditë, arrestohet vrasësi 45-vjeçar
08/05/2014 00:00
Policia e Mirditës, mbështetur edhe nga reparti RENEA, arrestoi 45-vjeçarin Ilir Rajta.
Ai akuzohet se disa ditë më parë vrau në Lurë bashkëfshatarin e tij Emilian Skana si dhe plagosi shtetasin Ndriçim Cuku.
Kapja e të kërkuarit u bë në fshatin Bulshar të komunës Orosh në Mirditë. Rajta ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Dibrës.
Bashkë me të policia ka shoqëruar edhe një tjetër person.
Pak ditë më parë, në Lurë ndodhi vrasja që sipas policisë kishte marrë shkas nga një sherr i momentit.
Top Channel