Për pastrimin e liqenit të Fierzës nevojiten 250 forca dhe mjete për
largimin e gjithe mbeturinave qe pluskojne ne ujërat e liqenit.

Kaq eshte vlerësimi i dhënë nga 6 grupe pune të përbërë nga ekspertë mjedisi dhe zyrtarët lokalë që po krijojnë edhe një hartë të zonave ku do të ndërhyhet për pastrim.

“Kemi zbritur ne terren për të parë pikat më të nxehta dhe për të parë mënyrën se si do të mblidhen këto mbetje. Mendojmë se do të na duhen 250 forca, bashkë me mjetet e duhura për nxjerrjen dhe transportin e mbetjeve”, thotë Abdulla Domi, sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës.

Nderkohe po diskutohet mundesia qe te gjtiha mbeturinat t’i kalohen nje kompanie qe riciklon mbetjet.

“Do të bëjmë transportimin e këtyre mbetjeve tek kompanitë që do t’i riciklojnë. Nuk do të lejojmë që këto mbeturina të grumbullohen dhe vetëm kaq”, thotë Shemsi Shahu, drejtor i ARM-së, në Kukës.

Ne kete aksion do angazhohen edhe struktura te Korporates Elektroenergjitike. Ergys Verdho, drejtori i njësisë së prodhimit në HEC deklaroi se mbeturinat e depozituara në thellësi të ujrave bëhen pengesë në agregatët e prodhimit të energjisë elektrike.

“KESH ështe i detyruar t’iu bëjë thirrje autoriteteve në të dy anët e kufirit, që të marrin masat e menjëhershme për të ndaluar këtë katastrofë natyrore”, thotë Verdho.

Per te pastruar 18 kilometra katrore sipefaqe ujore dhe 40 gjiret e liqenit nevojiten edhe 20 mjete, 30 mjete lundrimi per te evaduar 120 meter kub mbeturina plastike.

Top Channel