Johnny Depp, natë në New York me Amber Heard

07/05/2014 00:00

Akoma nuk ka shenja lodhjeje mes tyre. Johnny Depp është parë sërish nën shoqërinë e të fejuarës së tij 28 vjeçare, Amber Heard, pas eventit të përvitshëm “Met Gala”.

Aktori dhe  Heard morën pjesë në një mbrëmje që përkujtonte komedianin Don Ricles, në Teatrin Apollo në New York.

Jonny Deep i dha fund martesës me partneren e tij, Vanessa Paradise në verën e vitit 2012. Nga kjo martesë ai ka dy fëmijë, Lily-Rose 14 vjeç dhe Jack 11.

Në një intervistë për revistën ‘Télé 2 Semaines’, i pyetur për diferencën e moshës mes tij dhe partneres Heard, ai tha se kjo nuk përbën problem.

“Kam shumë eksperiencë jetësore sigurisht, por kjo nuk më bën të ndjehem më poshtë se ajo”, u shpreh Deep.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel