Carey zbulon titullin e albumit të saj të ri

06/05/2014 00:00

Mariah Carey ka zbuluar në ‘Times Square’ përpara fansave titullin e albumit të saj të ri  “Me. I am Mariah”.

Albumi do të dalë në treg më 27 maj. Një titull i thjeshtë, por që kujton fëmijërinë e divës së popit sot 44 vjeç, Mariah Carey.
 
Albumi mban këngë të tilla si “Cry”, “Supernatural”, “Thirsty” , “Me. I am Mariah”. Mariah ka zgjedhur edhe një nëntitull për diskun e saj “The Elusive Chanteuse”.

Top Channel