“Politika ka degjeneruar”, Blendi Salaj: Shqiptarët janë qeverisur gjithmonë nga të fortët
Veshje arabe plot ngjyra që u mbulojnë thuajse gjithë trupin, vello nusesh e deri tek parakalimet në pasarelë me bikini.
Mirësevini në javën e modës në Ramallah, Palestinë. Për plot 72 orë vajzat palestineze mes traditës dhe rregullave strike të veshjes dhe kulturës perëndimore, sfiluan në kryeqendrën e palestinezëve në një nga eventet e modës më kompleksë të planetit.
Eventi u organizua nga revista “Layalina”.
“Cdo komb ka javën e tij të modës. Edhe ne palestinezët vendosëm të kemi tonën”, thotë Tamer Halabi, manaxher modelingu.
Të gjitha dizajnet e këtij viti ishin punime të artistëve palestinezë, disa të ndikuar nga tradita dhe rregullat strike të veshjes sipas ligjeve islamike, të tjera liberalë e të frymëzuar nga kultura perëndimore.
Top Channel