Sukses i “Kapitullit të Dytë”, në Korçë

03/05/2014 00:00

Një premierë ndryshe është shfaqur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, nën titullin “Kapitulli i dytë“.

Shfaqja disi e veçantë me regji të Qëndrim Rijanit dhe interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Blerta Belliu dhe Mateus Frroku.

“Eshtë hera e parë që unë jam në Korçë për të vënë në shfaqje. Ky është një lloj teatri, i cili është shumë më i vonshëm se teatri ynë tradicional, është një lloj teatri sa realist aq edhe konvencional”, thotë Qëndrim Rijani, regjisor.

“Ka qenë një shfaqje shumë me emocion. Kjo ka qenë zgjedhja e regjisorit të ri, që e kemi patur mik nga Maqedonia dhe që kemi patur fatin të punojmë me të. Ka sjellë një eksperiencë shumë të re, një teatër të ri, shumë të bukur. Emocionin që na fali publiku dhe ne kemi përcjellë tek publiku besoj se ka qenë suksesi i kësaj shfaqeje. Mesazhi i veprës vjen shumë natyrshëm, sepse publiku është pranë dëgjon çdo fjalë tonën, as një batutë e jona nuk humbet, sepse jemi të gjithë së bashku. Fakti që ne në skenë vuajmë një problem shumë të madh edhe publiku bëhet pjesë me ne”, thotë Zamira Kita, aktore.

Drama ‘Kapitulli i dytë” do të shfaqet edhe në ditët në vijim në teatrin “Çajupi” në Korçë.

Top Channel