
Sëmundjet alergjike po shtohen frikshëm, duke u shndërruar në epidemi.
Pothuajse 7 % e popullsisë është alergjike, por ato po vihen re më
shpesh te fëmijët e vegjël, të cilët nuk kurohet siç duhet, çka bën që
pas një periudhe të shndërrohet në astmë.
“Sëmundjet alergjike po kthehen në sëmundje epidemike të shekullit. Ky është një trend me rritje të frikshme. Gjatë dekadës së fundit kemi një rritje me 50 për qind të të gjitha sëmundjeve alergjike. Kjo, në të gjitha grupmoshat, sidomos tek fëmijët e vegjël, por edhe tek të rriturit e moshat e rritura”, thotë doktor Mehmet Hoxha, mjek alergolog.
Ne cdo 10 vjet shifart e personave alergjike dyfishohen. Nje femije alergjik lind i tille thone mjeket, por alergjia mund te shfaqet edhe me vone ne jete. Niveli i larte i ndotjes, ushqimet e konservuara, yndyrnat, si dhe obeziteti jane nder faktoret qe ndikojne ne semundjet alergjike.
“Ka ndikuar kryesisht stili i jetesës, ka ndikuar ushqimi, ka ndikuar rritja e nivelit të higjienës, ka ndikuar ndikuar shumë dieta, konsumimi gjithnjë edhe më shumë i ushqimeve të paketuara, të konservuara me përmbajtje të lartë kripe, ka ndikuar roli i vitaminës D, një konsum gjithnjë dhe më i paktë i saj. Të gjitha këto favorizojnë më rritjen e sëmundjeve alergjike, por më e frikshmja ka qenë rritja e ndotjes atmosferike që mbahet si një shkaqet kryesore për rritjen e kësaj sëmundjeje”, thotë doktor Hoxha.
Nje tjeter problem per te semuret alergjike eshte konsumi i duhanit pasi ndikon ne perkeqesimin e semundjes. Konsumi aktiv i duhanit ndikon ne bronshit, por pasojat me te renda i kane ata qe frekuentojne ambientet me tym duhani, duke i shkaktuar atyre astmë bronkiale.Por, ne vendin tone problem eshte diagnostikimi dhe trajtimi i duhur i semundjeve alergjike, pasi jane te paket specialistët alergologe dhe shpesh mjeku i familjes apo pediatri jep trajtim te gabuar, duke mos qene i afte te beje diagnozen e sakte.
40% e pacienteve alergjike jane te prirur qe te jene astmatikë, per shkak te mos trajtimit te duhur.
Top Channel