Matilda, e eliminuara e rradhës

03/05/2014 00:00

Matilda e përfundoi këtë të premte aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother.

Publiku votoi më së shumti që ajo të dilte nga shtëpia, ndërsa të nominuarve të tjerë Arditi, Meridianit dhe Enkelejdit iu dha një tjetër mundësi për të vazhduar garën e tyre.

Në studio, e eliminuara e rradhës u shpreh se nuk e priste daljen këtë javë, megjithatë Matilda tha se e ka shijuar rrugëtimin e saj.

Matilda pranoi se në shtëpi ka qenë më mirë me Fatjonin, sepse bashkë kanë bërë gjëra që nuk i kanë bërë më parë. Ajo thotë se nuk është penduar për asgjë që ka bërë në shtëpi.

Ashtu si çdo të premte të papriturat dhe emocionet e kanë shoqëruar mbrëmjen. Për banorët tashmë u bë publike lidhja 1-mujore mes Arditit dhe Xhulit, ndërsa çifti tjetër Lori-Visar, vendosën që të ndërpresin marrëdhënien e tyre, më dëshirë të Lorit, sipas të cilës shumë gjeste të Visarit ishin të të papranueshme për një lidhje në çift.

Ndërkohë Meridiani gjatë javës kishte thurur një ide për t’i krijuar përshtypjen Jonës se e donte, por në fund ai zbuloi se gjithçka ishte për lojë dhe në kuadër të shakasë. Jona nuk u ndje mirë nga kjo lojë me ndjenjat, megjithatë u shpreh se marrëdhënia shoqërore brenda shtëpisë do të vazhdojë patjetër. Fill pas kësaj, Meridiani takoi të fejuarën e tij Marsin, e cila po ashtu nga ana e saj u shpreh se nuk i pëlqeu loja që bashkëshorti i saj i ardhshëm kishte bërë. Meridiani konfirmoi se në gusht do të zhvillohej edhe ceremonia martesore mes tij dhe Marsit.

Surpriza tjetër ishte për Arditin, i cili prej kohësh ndihmonte një djalë rom, Jetmirin, duke i ofruar atij si ndihmë ekonomike ashtu edhe shpirtërore, duke hapur madje edhe dyert e shtëpisë së tij për të. Ishte pikërisht Jetmiri, i cili erdhi në ambientet e shtëpisë, duke i sjellë edhe një mesazh mjaft të bukur Arditit, nga një prej motrave të tij, Blertës, e cila e njoftoi të vëllanë se pas disa muajsh do të bëhej dajë i një mbese. Ky lajm e emocionoi tej mase Arditin.

Sa i takon provës së javës, banorët arritën ta fitojnë dhe të sigurojnë buxhetin për ditët në vazhdim, por Big Brother vendosi të gjysma e tij të shkojë në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Më pas ishte rradha e nominimeve, dhe banorët u ftuan që sipas dëshirës të votonin në cift, për dy prej banorëve të cilët ata donin t’i nxirrnin në nominimin e javës. Kështu teleshikuesit mund të votojnë për të nxjerrë nga shtëpia Arditin, Valerin, Jonën, Julianën ose Lorin.

Sa më shumë afrohemi drejt finales, aq më shumë rritet interesi për të parë se kush do të rezistojë më gjatë brenda ambienteve të shtëpisë më të vëzhguar të shqiptarëve për momentin. Deri atëherë na presin ende edhe shumë të papritura.

Top Channel