Lopez-Rihanna, kurriz më kurriz

03/05/2014 00:00

Jennifer Lopez dhe Rihanna u shfaqën së bashku në një eveniment muzikor
të mbajtur më 1 maj në Los Anxheles, ku pozuan për fotografët të
vendosura kurriz me kurriz.

Të dyja yjet e muzikës dukeshin sikur ishin bërë “tapë” dhe tërhoqën vëmendjen e të pranishëmve me të pasmet e tyre. Gjithashtu, të veshura në mënyrë provokuese, sidomos 26-vjeçarja nga Barbadosi, ato nxorrën në pah këmbët e tyre elegante.

Më vonë, J.Lo postoi në instagram një foto nga evenimenti ku uronte të ëmën e Rihannas, “urime mama”, për “produktin” e bukur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel