Filmi serb fiton çmimin e “Prifest”

03/05/2014 00:00

Të premten përfundoi edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’, në Prishtinë.

Filmat garues u vlerësuan nga 5 juri profesionale.Filmi “The Disobedient”, me regji të Mina Djukiç nga Serbia, u zgjodh si filmi më i mirë i këtij edicioni.

Çmimi i Medias, nga fondacioni “Dritan Hoxha”, iu dha filmit slloven “Chefuri Raus”, me regji të Goran Vojnoviç.

Çmime tjera u dhanë për ‘Best Pitch’ për projektin filmik “An unforgettable journey” nga Kushtrim Bekteshi, “Çmimi i Audiences”  “Philomena” me regji të Stephen Frears,”Çmimi i Jurise se Pavarur te Studenteve”, për filmin “The Selfish Giant” nga Clio Bernard, “Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm” “Sunny” nga Barbara Ott, ‘Filmi me i mire ne kategorine e filmit evropian’, “The selfish giant” nga Clio Bernard,’Aktori më i mirë’, Nik Xhelilaj, ‘Aktorja me e mire’, Hana Selimovic,”Regjia më e mirë” për  filmin “Vis a vis” nga Nevio Marashevic.
 
Drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha, u shpreh e kënaqur me punën e bërë në këtë edicion.

“Kemi marrë kritika të mira për filmat, kritika shumë të mira për miqtë që e kanë përcjellë festivalin. Janë përgëzuar emrat që kanë ardhur këtë vit në Prishtinë”, tha Berisha.

Për një javë në ‘PriFest’, u shfaqën më shumë se 60 filma, prej tyre 5 premiera botërore e 5 ndërkombëtare, në 7 kategori, 3 prej tyre garuese.

Top Channel