Ben Affleck i ndalohet përjetë loja blackjack

03/05/2014 00:00

Aktorit Ben Affleck i është ndaluar përjetë të luajë blackjack në kazinonë Hard Rock Vegas pasi ka numëruar letrat.

Affleck, që ka interpretuar në një film me bixhoz përkrah mikut të tij Matt Damon, po luante blackjack në një nga tavolinat e kazinosë më herët gjatë javës, kur grupi i sigurisë e kapi aktorin duke numëruar letrat.

Sipas një burimi anonim të cituar nga TMZ, aktorit iu tha se, “je shumë i zoti në këtë lojë” nga agjentët e sigurisë.

Burimi thotë se stafi i kazinosë u tregua i sjellshëm me Affleck dhe bashkëshorten e tij Jennifer Garner, të cilët i ftuan sërish në kazino, me kushtin që të luajnë lojra të tjera e jo më blackjack.

Affleck, i cili deri tani nuk ka bërë një koment për këtë aventurë, pritet të nisë së shpejti xhirimet e episodit të radhës të sagës Batman, më vonë gjatë muajit në Detroit.

Top Channel