
Qeveria mendon se biznesi privat duhet të jetë burimi kryesor i
punësimit në Shqipëri, duke u përpjekur të thyejë tabunë e krijuar gjatë
tranzicionit, se për të gjetur një vend pune, duhet parë vetëm nga
dritaret e shtetit.
I pranishëm në panairin e punës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, tha se Shqipëria ka shumë mundësi për të hapur vende të reja pune, ndaj duhen përmirësuar instrumentet, sipas tij, për promovimin e punësimit.Ahmetaj bashkëbisedoi të shtunën me sipërmarrësit në panairin e punës, duke sjellë në vëmendje se një ndër masat që Qeveria po merr është edhe konsultimi i vazhdueshëm për paketën fasone, një industri që shihet si punëdhënës i konsiderueshëm në Shqipëri.
“Nuk dua ta fokusoj vetëm tek një industri fason, lajme të mira ka edhe në industrinë mekanike, ka kërkesa të drejtpërdrejta i kemi në proces konkret, kompani italiane, gjermane, austriake në këtë lloj industrie. Shumë shpejt mund të kemi të reja shumë pozitive për alokimin e një kompanie multinacionale të riparimit të nivelit të lartë të industrisë mekanike, kompani që merret me mirëmbajtjen e avionëve. Eshtë detyra jonë si Qeveri, si administratë, që të heqim cdo pengesë të mudnshme që investitorët vendas dhe të huaj ta kenë vendin e mundësive Shqipërinë”, tha Ahmetaj.
Top Channel