Seyfried dhe presioni i Hollivudit

02/05/2014 00:00

Amanda Seyfried është një aktore me shumë role të rëndësishme në karrierën e saj të re, por 28-vjeçarja vazhdon të mbetet një vajzë e çiltër dhe e sinqertë.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘Elle’, protagonistja e filmit ‘Lovelace’ ka folur për presionin e Hollivudit dhe për problemet që ka pasur me ankthin.

“Jam e shqetësuar për trupin tim gjatë gjithë kohës, nuk kam pse gënjej. Nuk më duhet një trup supermodeleje, por ashtu si të gjitha vajzat e tjera, dua ta kem një trup të tillë. Por, fatmirësisht tani ka dalë në skenë një modele si Kate Upton që është e mbushur”, tha Seyfried.

Amanda zbuloi gjithashtu se ka pasur momente kur mendonte se ishte e çmendur: “Kur kam qenë e re kisha shumë ankth dhe mendoja se isha e çmendur. Kisha probleme, por tashmë i kam kaluar.”

Top Channel