PD: Hetimet për drogën nuk janë mbyllur

02/05/2014 00:00

Referuar deklaratave të ministres Mimi Kodheli në ‘Top Story’, sipas te
ciles hetimet per akuzat ndaj ushtrise per trafik droge jane mbyllur,
opozita reagoi duke thene se ky hetim nuk eshte mbyllur dhe se ne do ti
shkojme deri ne fund. 

“Të deklarosh pa pikën e përgjegjësisë se çështja e hetimit të drogës qenka mbyllur dhe të keqpërdorësh edhe aleatët tanë të mëdhenj lidhur me këtë çështje, është pak po të thuash që ishte një deklaratë e turpshme. Asnjë çështje nuk është mbyllur ende, nëse shpresojnë që çështjen ta mbyllin me deklarata të tilla të turpshme, e kanë gabim, pasi ne do t’i shkojmë deri në fund transparencës së kësaj cështjeje. Të bëhet transparencë për trafikun e drogës, kush janë përgjegjësit, a është e lidhur kjo Qeveri me këtë trafik droge dhe mesa duket edhe reagimet e ministrave dhe përfaqësuesve të kësaj maxhorance tregojnë se frika e tyre ka pikërisht lidhje me faktin që ata janë të implikuar. Dhe po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të përpiqen ta pengojnë. Duhet t’ju kujtoj që Komisioni hetimor, sipas rregullores duhet të kishte filluar punë 8 ditë pas miratimit të tij në Kuvend. Ende nuk është thirrur me justifikime banale, se gjoja ende nuk është përcaktuar kryetari i Komisionit dhe justifikime të tjera si këto”, tha kryetari i grupit kuvendor demokrat Edi Paloka.

Top Channel