
Dy javë nga tragjedia e tragetit të mbytur që kushtoi dhjetëra jetë njerëzish, një tjetër aksident trondit Korenë e Jugut.
Dhjetëra persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy trenave të nëndheshëm në kryeqytetin e vendit, Seul. Shërbimet e emergjencës flasin për 80 të lënduar, por mediat e çojnë këtë bilanc në të paktën 170 vetë.
Njëri nga trenat sipas tyre, ka goditur në pjesën e pasme trenin që kishte ndaluar në stacion. Incidenti duket se ka ndodhur për shkak të problemeve mekanike në njërin prej binarëve.
Ngjarja e rëndë ndodh në kohën kur vendi ende vajton 300 jetët e humbura më 16 prill nga mbytja e tragetit “Sewol” me 476 persona në bord. Shumica e viktimave ishin nxënës dhe mësues të së njëjtës shkollë të mesme të Seulit.
Presidentja Geun Hye më herët gjatë javës kërkoi falje për mënyrën e menaxhimit të operacioneve të shpëtimit, që kishin shkaktuar acarimin e opinionit publik.
Top Channel