JLo: Kam frikë nga operacionet plastike
02/05/2014 00:00
Jennifer Lopez ka deklaruar se kurrë nuk i është nënshtruar asnjë operacioni plastik.
Në një intervistë për ‘2dayFM’ ditën e premte, JLo pranoi se lodhet shumë për të mbajtur formën e duhur fizike por mohoi kategorikisht të ketë bërë ndonjëherë ndërhyrje kirurgjikale.
“Operacionet më tmerrojnë. Format e mia janë vetëm falë ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjes”, tha këngëtarja latine.
JLo shtoi se ashtu si të gjitha femrat e tjera ka edhe ajo ditët kur nuk është në formë dhe në ato ditë vishet në mënyrë që të mbulojë difektet e saj.
“Kur ke ditë jo të mira, vishesh si për ditë jo të mira”, tha Lopez.
Top Channel