Arti i Miley Cyrus
02/05/2014 00:00
Ndërkohë që është në regjim shtrati nga alergjia, një video e re e Miley Cyrus ka dalë në qarkullim ku këngëtarja shfaqet si zakonisht pothuajse e zhveshur krejtësisht.
Në klipin e shkurtër të titulluar “Tongue Tied” (Gjuhëlidhur), 21-vjeçarja merr poza provokuese me vetëm pak izolant që i mbulon gjoksin.
Video është realizuar në bashkëpunim me artistin Quentin Jones.
Në mes të klipit, këngëtarja e re shihet krejtësisht nudo dhe e ndarë në dy imazhe.
Top Channel