Skema e re e pensioneve

01/05/2014 00:00

Çdo punonjës që do të dalë në pension në vitin 2015 do të përfitojë nga
skema e re e pensioneve, parimi bazë i së cilës është kush paguan më
shumë kontribute do të marrë pension më të larte.

Ekspertja e Bankes Boterore per Pensionet, Anita Shvarc, sqaron se rritja e jetegjatesise, por edhe mungesa e kontributeve, si pasoje e mospageses apo mosdeklarimit te pagave reale rrezikonte gjithe skemen e pensioneve.

“Aplikimi i kesaj skeme ne vitin 2015, do te beje qe pensioni per disa njerez te jete me i larte, pasi kontributet e tyre do te jene me te larta. Skema nuk prek te gjithe pensionistet, per ata qe kane dale ne pension para 2015 nuk ndryshon asgje. Ndryshimi do te ndihet tek ata te cilet dalin ne pension ne vitin 2015”, thotë Shvarc.

Perfaqesuesja e Bankes Boterore, e cila eshte marre gjate me gjendjen e sistemit te pensioneve dhe skemave te ndryshme sqaron se masa e kontributeve do te jete e njejte, pra ne masen 21,6%. Ndryshim  do te kete vetem formula e perllogaritjes.

“Nese dikush del ne pension pas pese vjetesh, atij do t’i perllogaritet pensioni sipas skemes se re, pra do te kemi ndryshime thjesht ne perllogaritjen e formules per pensionin dhe cdo gje tjeter mbetet njesoj”, thotë Shvarc.

Prej vitesh, shteti shqiptar duhet te kishte nderhyre ne ndryshimin e skemes se pensioneve por kjo do te sillte edhe nje risk politik. Sot deficiti qe i shkakton buxhetit te shtetit vetem pagesa per pensionet eshte sa 3 % e GDP-së. Kjo skeme sipas perfaqesueses se Bankes Boterore do te perpiqet ta reduktoje mbeshtetjen nga buxheti i shtetit vit pas viti.

“Banka Boterore pret ndryshime, por ato do të jenë të ngadalta, sepse edhe ndryshimet jane te tilla.Tek sistemi i vjeter te ardhurat ishin te uleta, kush paguante me shume perfitonte me pak. Sistemi kishte pabarazi. Edhe shtesat qe beheshin ne pensione nuk ishin sistematike. Shume njerez rrezikonin te mbeteshin pa pension fare. Deficiti eshte i madh dhe ne mendojme se ai do te zbutet me ngadale”, tha Shvarc.

Nga viti 2015 do te nise rritja me dy muaj e daljes se femrave ne pension. Per burrat rritja e moshes se daljes ne pension do te aplikohet pas vitit 2032.

Top Channel